Griezmann do të jetë “9”-shi i Barcelonës

  • 31 January 2020 - 22:28
Griezmann do të jetë “9”-shi i Barcelonës

Barcelona ka vendosur kundër transferimit të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe Antoine Griezmann do ta mbulojë të lënduarin Luis Suarez deri në fund të sezonit.

Blaugrana investuan 120 milionë euro për të nënshkruar me francezin nga Atletico Madrid, por Griezmann ende nuk i ka treguar pritjet që kanë pasur për të.

Me Suarezin që pritet të mungojë deri në fund të sezonit, Griezmann do të jetë bartësi i sulmit të katalunasave dhe të shënojë gola në pjesën e mbetur të sezonit.

Quique Setien luajti dy herë më të si sulmues “9” në Kupën e Mbretit kurs francezi deri me tani ka shënuar 12 gola këtë sezon. 

Griezman ende nuk është kombinuar mirë me Lionel Messi në sulm dhe sulmi i Barcelonës do të varet edhe nga kombinimi i kësaj dyshe në sulm.

Në anën tjetër, Griezmann ka një marrëdhënie më të mirë me Ousmane Dembele, i cili pritet që të jetë gati për skuadrën brenda dy jave.

Kështu që tridenti i radhës i sulmit të Barcelonës pritet të jetë Messi, Griezmann dhe Dembele, por që këta duhet të punojnë shumë dhë të shmangin lëndimet që të mos kenë probleme në pjesën e mbetur të sezonit pasi që Blaugrana është në garë për tre trofe edhe në këtë sezon; La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)