Amir Rrahmani sot ka detyrën e vështirë ta ndalë Ronaldon, që është në superformë

  • 08 February 2020 - 11:07
Amir Rrahmani sot ka detyrën e vështirë ta ndalë Ronaldon, që është në superformë

Mbrojtësi kosovar i Hellas Veronës, Amir Rrahmani, sot do të tentojë ta dëshmojë veten duke e ndalur Cristiano Ronaldon e Juventusit, që ka shënuar gol në nëntë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Serie A.

Hellas Verona do ta presë sot në orën 20:45 skuadrën e Juventusin,  në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të këtij sezoni të Serisë A.

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani nuk e ka bërë asnjë gabim që ka çuar te një gol i shënuar nga kundërshtarët gjatë këtij sezoni në Serie A dhe do të tentojë ta vazhdojë kështu edhe pas përballjes së sotme me Ronaldon.

Rrahmani s’do të ketë të lehtë t’i ndihmojë skuadrës së tij ta mbyllë ndeshjen pa pranuar gol, pasi që Ronaldo ka shënuar në nëntë ndeshje fundit të Serisë A radhazi, dhe në 27 ndeshjet e këtij sezoni i ka shënuar 22 gola dhe i ka bërë tre asiste.

Kosovarit i bie detyra ta mbrojë Ronaldon pasi që ai pritet të luajë në anën e djathtë në mbrojtjen me tre lojtarë të Veronës, ndërsa Ronaldo preferon të luaj në krahun e majtë të sulmit.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Verona (3-4-2-1): Silvestri;Rrahmani, Gunter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Verre

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo. 

(Kosova Sot Online )