Trajneri i Barcelonës: Sa shumë më pëlqeu paraqitja e ekipit tim

  • 10 February 2020 - 11:11
Trajneri i Barcelonës: Sa shumë më pëlqeu paraqitja e ekipit tim

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka ngelur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së vet në triumfin 3:2 kundër Real Betis të dielën në Estadio Benito Villamarin.

Klubi katalonas, megjithatë, nuk bindi dhe duhet t’i falënderohet Lionel Messit si gjithmonë për këtë fitore.

Por Setien ishte i kënaqur me atë çfarë kishte parë në fushë, dosido.

“Vërtet më pëlqeu ekipi”, tha Setien pas ndeshjes.

“Këtyre gjërave duhet t’u japësh vlerë. Ka gjëra të cilat kemi mundur t’i bënim më mirë, por jam i lumtur”, shtoi ai.

“Ata na bënë presion të lartë. Fillimin e patëm të komplikuar dhe nuk ndiheshim rehat në asnjë moment. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë. Nabil Fekir pati një paraqitje të jashtëzakonshme dhe ishte e vështirë t’ia marrësh topin”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)