Trajneri Barcelonës thotë se edhe Messi, si gjithë të tjerët, “duhet të pushojë”

  • 14 February 2020 - 16:43
Trajneri Barcelonës thotë se edhe Messi, si gjithë të tjerët, “duhet të pushojë”

Do të ketë ndeshje në La Liga në të cilat Lionel Messi do të jetë vetëm spektator…

Kështu ka thënë trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i cili nuk dëshiron të rrezikojë me 32-vjeçarit, sipas të cilit, edhe ai ka nevojë për pushim, ashtu si gjithë lojtarët tjerë.

Leo ka munguar në ndeshje të ndryshme vetëm kur ka qenë i dëmtuar për shumë vite me radhë, por vjen një moment në karrierë, kur edhe mosha e bën të vetën dhe për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve, duhet të pushojë kohë pas kohe për t’i ruajtur energjitë.

“Messi, si shumë lojtarë tjerë, e di se çfarë mund të bëjë e çfarë nuk mund të bëjë”, tha  Setien në konferencë para përballjes me Getafen. 

“Nëse ai është në fushë, është për shkak se mund të jetë. Ai është mirë, s’ka asnjë problem”.

“Si shumë lojtarë të tjerë, do të vijë një kohë që ne duhet ta pushojmë atë. Nuk kam shumë kohë këtu për të shikuar gjithçka”.

“Këta lojtarë janë mësuar të luajnë të dielave, të mërkurave për shumë vite dhe vjen një kohë kur pushimi është i nevojshëm, por do të shohim situatën”.

Messi ka bërë 26 paraqitje deri më tani këtë sezon në të gjitha garat, ka shënuar 19 gola.

(Kosova Sot Online)