Probleme për Interin, lëndohet sërish Sensi

  • 14 February 2020 - 19:16
Probleme për Interin, lëndohet sërish Sensi

Tjetër dëmtim për Stefano Sensin, që detyrohet të mungojë në ndeshjen e së dielës përballë Lazios.

Mesfushori zikaltër ka marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit.

Sensi iu nënshtrua testeve mjekësore, që treguan se nuk mund të japë kontribut në këtë përballje mes dy skuadrave pretendente të Serisë A. 

Javën e ardhshme do të jepet një vlerësim më i saktë për kohën që i duhet lojtarit të riaftësohet plotësisht.

Conte, përveç Sensit, nuk do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjen me bardhekaltrit as të dëmtuarit e tjerë Handanovic, Esposito e Gagliardini.

(Kosova Sot Online)