Eksperti i referimit tregon a duhej t’i ishte dhënë Real Madridit një penallti kundër Levantes

  • 22 February 2020 - 23:18
Eksperti i referimit tregon a duhej t’i ishte dhënë Real Madridit një penallti kundër Levantes

Real Madridi pretendoi se nuk i ishte referuar padrejtësisht një penallti në minutën e 47-të të disfatës me rezultat 1:0 kundër Levantes, kur topi e goditi Jose Campanan e Levantes në dorë.

Gjyqtari i ndeshjes mes Levantes dhe Real Madridit, Alejandro Hernandez Hernandez, nuk mendoi se incidenti ishte i mjaftueshëm për penallti dhe as VAR-i nuk ndërhyri.

Ai incident i ka zemëruar tifozët e klubit madrilen, megjithatë eksperti i referimit, Andujar Oliver, e sqaroi se gjyqtari Hernadnez e kishte marrë vendimin e duhur.

“Nuk pati asjgë aty. Ai e preku topin plotësisht pa vetëdije. Për më tepër, dora e tij nuk ishte në pozitë të panatyrshme. Kështu që, vendimi i gjyqtarit ishte i duhuri”, ka thënë Oliver për gazetën spanjolle Marca.

Real Madridi e dominoi ndeshjen me posedim të topit (63% – 37%), me goditje drejt portës (18 – 8) dhe me raste të arta për të shënuar gol (4-1), megjithatë nga ndeshja e sotshme doli si humbës.

Kjo pasi që portieri Aitor i bëri disa pritje mbresëlënëse, ndërsa Jose Luis Morales e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kjo disfatë vjen në një moment të keq për madrilenët, të cilët kishin shpresuar se do ta shfrytëzonin këtë ndeshje për ta rritur vetëbesimin para dy ndeshjeve të mëdha që e presin javën tjetër.

Real Madridi do ta presë Manchester Cityn në mesjavë për ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë e pret Barcelonën, e cila radhitet dy pikë para madrilenëve në tabelën e La Ligës. 


(Kosova Sot Online)