Promotori i Joshuas fton Furyn: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë për unifikim

  • 23 February 2020 - 08:32
Promotori i Joshuas fton Furyn: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë për unifikim

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka dhënë komentet e para pas fitores së Tyson Fury, kundër Deontay Wilder.

Tyson Fury ka mposhtur Wilderin me TKO, duke u bërë kështu kampion i WBC.

Pas duelit, disa fjalë ka thënë Eddie Hearn, promotori i Anthony Joshuas, boksierit që mban katër rripa të tjerë të kampionit.

“Nuk ka nevojë për një duel të tretë. Le të shkojmë direkt, në verë. Unifikim/I padiskutueshëm” ka shkruar Hearn në ‘Twitter’.

Sigurisht, një duel për unifikimin e titujve është ajo që adhuruesit e boksit duan. Tyson Fury – Anthony Joshua mund të ndodh.

(Kosova Sot Online)