Boksi merr flamurin e Britanisë së Madhe – Joshua dhe Fury mbajnë të gjithë titujt

  • 23 February 2020 - 08:33
Boksi merr flamurin e Britanisë së Madhe – Joshua dhe Fury mbajnë të gjithë titujt

Fitorja e Tyson Fury i ka dhënë boksit komplet ngjyrat e Britanisë së Madhe.

‘Gypsy King’ korri fitore kundër Deontay Wilder, duke e mposhtur me TKO në raundin e shtatë, por edhe duke e dominuar totalisht.

Me fitoren e shënuar sonte, Fury bëri të tijin rripin e WBC, duke bërë që të gjithë titujt aktualisht t’i takojnë Britanisë së Madhe.

Tre tituj të kampionit mbahen nga Joshua, kurse tre të tjerë tashmë nga Fury.

WBA – Anthony Joshua

IBF – Anthony Joshua

WBO – Anthony Joshua

WBC – Tyson Fury

Lineal – Tyson Fury

Ring – Tyson Fury

(Kosova Sot Online)