Solskjaer: Dihet pse e duan të gjithë Bruno Fernandesin

  • 23 shkurt 2020 - 23:21
Solskjaer: Dihet pse e duan të gjithë Bruno Fernandesin

Fitorja ndaj Watfordit i ka dhënë akoma më shumë besim Manchester United për ta mbyllur sezonin në Premier League mes katër të parave.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka komentuar fitore e marrë në Old Trafford.

Ai pati fjalë të mira edhe për Bruno Fernandes, që realizoi golin e parë me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

“Jam shumë i gëzuar, ka qenë një javë shumë e mirë në përgjithësi, me dy fitore në kampionat dhe një barazim larg shtëpisë në Europa League”, ka thënë ai për kanalet zyrtare të klubit.

“Kemi kaluar një javë të mirë në Marbella, ku kemi përforcuar shpirtin e skuadrës, ka pasur më shumë mirëkuptim mes lojtarëve”.

Ndërkohë, duket se publiku ka rënë në dashuri me Bruno Fernandes.

“Kush nuk do ta donte? Është një lojtar i vërtetë, luan mirë, kërkon topin, ka personalitet. Ka dashur ta gjuajë penalltinë, ka një karakter të denjë për Manchester United, nuk është vetëm një lojtar i mirë”.

“Pa personalitet nuk ke asnjë mundësi në këtë klub, është gjëja më e rëndësishme. Kam parë shumë lojtarë të talentuar, por që nuk kanë pasur karakter. Bruno Fernandes e ka”, ka përfunduar Solskjaer.

Ndër të tjera, Solskjaer tha se një lojtar si Bruno, i ka munguar shumë Unitedit.

(Kosova Sot Online)