Kontratë e re për Wijnaldumin

  • 16 March 2020 - 15:44
Kontratë e re për Wijnaldumin

Liverpooli po planifikon ta shpërblejë mesfushorin kualitativ për kontributin e tij të dhënë tek “Reds” në sezonet e fundit.

Liverpooli po planifikon ta shpërblejë Georginio Wijnaldumin.

Mesfushori holandez ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e “Reds” në dy sezonet e fundit.

Prandaj, kampioni evropian dhe botëror e ka përgatitur një kontratë të re për futbollistin, shkruan mediumi britanik “Daily Star”.

Të Kuqtë i kanë avancuar bisedimet me përfaqësuesin holandez, i cili pritet të mbetet në “Anfield Road” deri në vitin 2023.

29 vjeçari i ka zhvilluar 38 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet deri tash me Liverpoolin.

(Kosova Sot Online)