Testohen të gjithë lojtarët e Juventusit për koronavirus, ky është rezultati
Juventusi i ka testuar të gjithë futbollistët e vet për koronavirus, dhe rezultatet tregojnë se vetëm tre prej tyre kanë dalë pozitiv me këtë sëmundje ngjitëse.
Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani janë tre futbollistët e prekur me Covid-19 në Juventus.
Bardhezinjtë janë njëra prej klubeve më të goditur nga koronavirusi në Serie A, pasi dje Dybala bashkë me të dashurën rezultuan pozitiv.
Sipas Sky Sport Italia, cdo lojtar i kampionit në fuqi është testuar dhe tre të lartpërmendurit janë të vetmit që kanë dalë pozitiv.
Testeve u janë nënshtruar edhe Cristiano Ronaldo, i cili është në vetëizolim me familjen e vet në ardhje Madeira, dhe lojtarët e tjerë që u larguan pas tetë ditëve në karantinë, si Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Douglas Costa.
(Kosova Sot Online)