Ferdinand i do Kanen e Sanchon tek Man Utd

  • 25 March 2020 - 17:42
Ferdinand i do Kanen e Sanchon tek Man Utd

Ish-futbollisti anglez do të donte t’i shohë dy yjet e futbollit anglez tek “Djajtë e Kuq” nga sezoni i ardhshëm

Ish-futbollisti anglez, Rio Ferdinand do të donte t’i shohë Harry Kanen e Jadon Sanchon në Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim së fundmi për yllin e Tottenhamit dhe atë të Borussia Dortmundit.

E ish-futbollisti i Unitedit është i sigurt se klubi nga “Old Traffordi” do të lëvizë në këtë drejtim gjatë verës.

“A do ta transferoja Harry Kanen menjëherë? Natyrisht se po”, ka thënë Ferdinand në Instagram Live.

“Ai shënon gola të shumtë, por nuk e shoh Tottenhamin ta lë të largohet”, ka shtuar ish-qendërmbrojtësi anglez.

“Do ta merrja edhe Sanchon. Një lojtar i madh, me potencial të madh, është anglez, është brilant”, ka përfunduar Ferdinand. 


(Kosova Sot Online)