Arsenali do të bëjë gjithçka për ta blerë James Rodriguezin këtë verë, sipas MARCA-s
Arsenali do të bëjë gjithçka që mundet për ta blerë yllin e Real Madridit, James Rodriguez, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas gazetës spanjolle MARCA.
Para se përhapja e pakontrollueshme e pandemisë koronavirus ta pezullonte futbollin, mesfushori kolumbian po vuante për të luajtur në skuadrën e Zinedine Zidane pas rikthimit në klub për sezonin 2019/20.
Mundësitë që ai të vazhdojë me klubin madrilen janë të vogla duke i parë rrethanat dhe faktin se ai nuk është planet e Zidane.
Prandaj, Arsenali dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta sjellë atë në Londër.
Trajneri Mikel Arteta e sheh kolumbianin si lojtar që i sjell cilësi shtesë sulmit.
Arsenali beson se James mund të lulëzojë përsëri në një mjedis të ri dhe dëshiron ta bëjë 28-vjeçarin lojtar kyç në projektin e së ardhshmes.
(Kosova Sot Online)