Ter Stegen: Njerëzit qeshin kur iu them s’di asgjë për futboll, nuk i njoh kundërshtarët

  • 29 March 2020 - 17:24
Ter Stegen: Njerëzit qeshin kur iu them s’di asgjë për futboll, nuk i njoh kundërshtarët

Ter Stegen: Njerëzit qeshin kur iu them s’di asgjë për futboll, nuk i njoh kundërshtarët

Të rrallë janë ata futbollist që nuk i njohin kolegët e tyre, e as nuk i shikojnë.

Në mesin e atyre të rrallëve është edhe portieri i Barcelonës, Marc-Andrè Ter Stegen.

Ndoshta është pak e pabesueshme të dëgjosh një futbollist të thotë se nuk e sheh futbollin, por po, Ter Stegen thotë se shikon pak dhe ndoshta edhe hiq.

Ai ka folur edhe për këto ditë të vet-izolimit, për shkak të COVID-19, që ka pushtuar botën.

“Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur janë përbajlle të mëdha ose kur e di që luan një miku im. Kam një kujtesë shumë të keqe, njoh emrat e shumë pak kundërsharëve. Pastaj, kur rishoh ndeshjet, i njoh, e di kush janë dhe lëvizjet që bëjnë. Diçka e çuditshme…”

“Futbolli nuk është prioritet, duhet qëndruar në shtëpi. Për mua nuk është ndonjë problem i madh, duke parë që jam person shumë i qetë. Në Barcelonë ndihem mirë, më kanë mirëpritur, por mbetem gjerman në sjellejn time. Per shembull, jamë shumë i përpiktë”.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë nga COVID-19.

Deri më tani raportohet 78.797 të infektuar dhe 6.528 të vdekur. 


(Kosova Sot Online)