Coutinho befason me skuadrën e re

  • 31 March 2020 - 21:01
Coutinho befason me skuadrën e re

Leicester City mund të bëjë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës, pasi po mendon ta sjellë në skuadër yllin brazilian të Barcelonës.

Ish-kampioni i Premierligës ka shfaqur interes të papritur për lojtarin e Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili është i huazuar në Bayern Munich.

Coutinho nuk do të qëndrojë në Gjermani, pasi bavarezët nuk duan të paguajnë 120 milionë euro për të.

Skuadra e Leicester mund të mos jetë në nivelin e Coutinhos, por me Bayernin që nuk e do, as Barcelonën, lojtari pritet të detyrohet ta pranojë largimin drejt një skuadre të nivelit më të ulët.

Vera pritet të jetë shumë e rrëmbyer për lojtarin që mund të përfundojë i huazuar te Leicester. 

(Kosova Sot Online)