Mesfushori i Interit Sensi: E vështirë të përqendrohesh në futboll tani

  • 03 prill 2020 - 10:11
Mesfushori i Interit Sensi: E vështirë të përqendrohesh në futboll tani

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, ka bërë të ditur se ai po e ka të vështirë të përqendrohet në futboll tani që kampionati është pezulluar shkaku i koronavirusit dhe ka shtuar se ai ëndërron të fitojë me zikaltrit.

Ish-ylli i Sassuolos u transferua te zikaltrit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe e ka kaluar një sezon të vështirë në San Siro, të limituar nga lëndimet dhe tani pezullimi i kampionatit shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Exoress,

Tani, përfaqësuesi italian e ka pranuar se ai po e ka të vështirë të përqëndrohet në futboll, mirëpo po e bën më të mirën e vet për të qëndruar në formë të mirë përmes stërvitjeve që i bën në shtëpi.

“Futbolli është jeta ime, por tani unë e kam të vështirë të mendoj për të. Rinisja e kampionatit nuk është prioriteti, por ne flasim për këtë me bashkëlojtarët në grupet tona online”, ka thënë Sensi.

“Ne jemi qytetarë si të gjithë të tjerë, mendojmë për ata që janë të sëmurë dhe për ata që po vdesin. Mendojmë për infermierët dhe mjekët në vijën e frontit”.

Më tutje, Sensi tregoi synimet e tij, si për stilin e lojës së tij individuale, ashtu edhe për qëllimet e tij me skuadrën e Interit.

“Do të më pëlqente ta përmirësoja vizionin tim, atë shikimin e shpejtë që të jeton ta kuptosh lojën dhe ta bësh lëvizjen e duhur. Është diçka që është e vështirë ta stërvitësh, por unë po punoj për të”, shtoi Sensi.

“Unë i ndiqja ligat argjentinase dhe braziliane për shkak të teknikës së tyre. Pastaj idhulli im u bë Xavi dhe unë i studioja videot e tij. Kur më krahasojmë me të, unë emocionohem shumë, por pa u bërë me më shumë vetëbesim sesa që duhet”.

“Tani, zemra ime rreh për Interin. Unë ëndërroj të fitoj me zikaltrit, që janë shtëpia ime, dhe të luaj në Kampionatin Evropian në verën e vitit 2021”.

(Kosova Sot Online)