Neymar po përgatitet për t’u kthyer në Barcelonë

  • 05 prill 2020 - 09:52
Neymar po përgatitet për t’u kthyer në Barcelonë

Neymar është duke u përgatitur për ta braktisur Paris Saint-Germainin këtë verë, në mënyrë që të ribashkohet me Barcelonën.

PSG-ja duket se e ka pranuar se ylli brazilian do të largohet dhe është e vendosur ta shesë atë për çmimin më të mirë të mundshëm.

Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit tash e tri vjet pothuajse. Më 2017, PSG-ja i pagoi plot 222 milionë euro për ta blerë atë nga Barça.

Gazeta katalonase SPORT, e cila është e afërt me Barçën, shkruan në ballinën e saj se Neymari po përgatitet për t’u kthyer te ish-klubi ku u bë superyll.

Barcelona bëri përpjekje ta kthejë në klub Neymarin edhe verën e kaluar, por dështoi të gjejë marrëveshje me PSG-në.

Megjithatë, largimi i tij drejt Barçës këtë verë duket i pashmangshëm. Thuhet se Barcelona është e gatshme ta fusë Antoine Griezmannin në një ujdi shkëmbimi për Neymarin. 

(Kosova Sot Online)