Ighalo nuk dëshiron të largohet nga Man Utd
Odion Ighalo ka konfirmuar se është duke shikuar që të kompletojë transferimin e përhershëm te Manchester United, pasi thotë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me “Djajtë e Kuq”.
Është raportuar se 30-vjecari mund të largohet në fund të qershorit, kur të përfundojë huazimi gjashtë mujor.
“Jam frymëzuar nga shumë gjëra në Man United, me të vërtetë jam i lumtur dhe dua që të kalojë më shumë kohë me këtë ekip”, tha ai.
Ai ka bërë 8 paraqitje me “Djajtë e Kuq”, ka shënuar 4 gola.
Vazhdon të ‘agjërojë’ në Premierligë – nuk ka shënuar asnjë gol në 4 paraqitje.
(Kosova Sot Online)