Saviola: “Lautaro është lojtar perfekt për Barcelonën”

  • 06 April 2020 - 21:18
Saviola: “Lautaro është lojtar perfekt për Barcelonën”

Saviola mendon se Lautaro është sulmuesi ideal për Barcelonën

Dikur Ronaldo, më pas Eto’o, që disa vite Luis Suarez – Barcelona ndër vite ka pasur sulmues vrasës në skuadër.

Katalunasit duan të vazhdojnë traditën dhe të kenë në skuadër një tjetër ‘killer’ që do të shkëlqente për më shumë se pesë sezone.

Këtë e ka bërë Luis Suarez që nga viti 2014, por aventurës së tij me katalunasit po i vjen fundi dhe tashmë kanë nisur kërkimet për një qendër sulmues.

Lautaro Martinez i Interit raportohet se është objektivi numër një për Barçën.

Sipas shumë legjendave, ai është i duhuri për të luajtur në krah me Lionel Messin, kështu mendon edhe Saviola.

Ju jeni argjentinas si Lautaro e njihni?
“Po! Lautaro është një nga më të mirët në ditët e sotme. Më pëlqen vërtet për mënyrën sesi e ndjen futbollin. Ai është një sulmues i ri që kërkon mirë hapësirat dhe e kupton dukshëm se cila është loja vrasëse”.

Do të bënte mirë te Barça?
“Do të përshtatej në mënyrë perfekte në Barça për cilësinë dhe filozofinë e saj të lojës. Herën e parë që e pashë, e dija që ishte futbollist për një klub të madh. Unë e shoh atë si të përsosur për pjesën e përparme të Barçës”.

Javier Saviola ka luajtur edhe për Barcelonën edhe për Real Madridin.

Ai e ka veshur katër sezone fanellën e katalunasve, ndërsa 2 sezone atë të Los Blancos.

Gjatë kohës kur ishte te Barça, ai u huazua dy sezone të Monaco dhe Sevilla, për t’u kthyer në Barcelonë – derisa më pas në vitin 2007 u shit te Reali ku qëndroi deri më 2009, në verën kur Real Madridi bleu Cristiano Ronaldon dhe shumë yje tjera, duke pastruar skuadrën. 

(Kosova Sot Online)