City dhe Barça e duan Ruben Diasin
Dias ka rënë në radarin e Man City dhe Barcelonës.
Pavarësisht se Benfica kërkon afër 100 milionë euro për qendër mbrojtësin, Ruben Dias, kjo nuk i ka ndalur Manchester Cityn dhe Barcelonën të shpresojnë se mund ta marrin me lirë nëse negociojnë me klubin.
Sipas ‘Record’, agjenti i Dias, Jorge Mendes, ia ka ofruar klientin e tij katalunasve, derisa edhe Pep Guardiola e pëlqen 22 vjeçarin dhe e dëshiron në Manchester.
Dias ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
(Kosova Sot Online )