Zyrtare: Edhe në Superligë 5 zëvendësime

  • 22 May 2020 - 17:34
 Zyrtare: Edhe në Superligë 5 zëvendësime

Edhe në IPKO Superligë është aprovuar kërkesa për 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje.

Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar.

Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.

Pra tani edhe në Kosovë zyrtarisht një skuadër ka të drejtë të ndërrojë 5 lojtarë gjatë një ndeshje deri në fund të sezonit 2020/21.

FFK më poshtë ka treguar rregullat për këtë ndryshim të përkohshëm.

(Kosova Sot Online)