Trajneri Setien: “Unë dhe Messi e dimë çfarë duam të themi!”

  • 23 maj 2020 - 11:45
Trajneri Setien: “Unë dhe Messi e dimë çfarë duam të themi!”

“Duke luajtur siç kemi luajtur, s’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, kjo deklaratë e Lionel Messit duket se ishte drejtuar për trajnerin, Quique Setien.

Setien tha se nuk i ka kuptuar mirë fjalët e Messit, megjithëse beson se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Trajneri I Barcelonës iu përgjigj Leos menjëherë se do ta bindë atë se nuk i ka kuptuar mirë fjalët e tij.

“Është një temë që ka ngjallur debat, por që të dy e dimë cfarë kemi dashur të themi. Ne jemi të bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kamapionëve. Kmei nevojë për t’u përmirësuar, por jemi të bindur se kemi ekip dhe potencial për ta fituar Champions League”, u shpreh Setien.

Barcelona synon fillimisht çerekfinalen në UEFA Champions League dhe për këtë në gusht, kur planifikohet të rinisë sezoni, duhet të mposhtë Napoli, pasi sfida e parë është mbyllur 1-1 në Itali. 

(Kosova Sot Online)