Vendimi drastik i yllit të UFC-së, Mike Perry shkarkon të gjithë trajnerët dhe i zëvendëson me të dashurën

  • 25 May 2020 - 09:47
Vendimi drastik i yllit të UFC-së, Mike Perry shkarkon të gjithë trajnerët dhe i zëvendëson me të dashurën

Luftëtari i UFC-së, Mike Perry, ka vendosur që t’i zëvendësojë të gjithë trajnerët në këndin e tij vetëm me të dashurën.

Konkurruesi në kategorinë e peshave të mesme ka vendosur t’i ndryshojë gjërat ndërkohë që përpiqet të dalë nga forma e keqe.Pas tri humbjeve në katër meçet e fundit amerikani 28-vjeçar ka vendosur ta ndryshojë taktikën.

Ai ka ndërmarrë veprime taktike duke e shkarkuar gjithë ekipin e tij duke thënë se nuk ia vlen t’i dëgjojë këshillat e njerëzve që garojnë dhe se i nevojitet një person që e mbështet në këndin e tij dhe ajo është Latory Gonzalez.

“E dashura ime, vetëm ajo. Nëse jo, ajo dhe shoqja e saj. Nuk po e dëgjoj asnjë trajner që thonë gjëra që nuk do të bëjnë ata. Duan që të jetë kështu apo ashtu, ndërsa del krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar Perry për MMA Junkie.

(Kosova Sot Online )