Kërkesa e Pogbës e ‘frikëson’ Real Madridin
17 milionë euro, kaq kërkon Pogba pagë vjetore për t’u trasnferuar në ‘Bernabeu’.
Sipas Daily Mail, Paul Pogba i ka idetë e qarta.
Ai dëshiron të trasnferohet në Real Madrid dhe të punojë me Zinedine Zidanin, por vetëm nëse i plotësohen kërkesat.
Mesfushori i Manchester United sipas mediave britanike kërkon të paktën 17 milionë euro në sezon, kërkesë që ka frikësuar Realin.
Madridi frikësohet se kjo mund të shkaktojë kaos në dhomat e zhveshjes në këtë kohë pandemie andaj ëndrra për ta parë Pogbën në të bardha mund të mbetet vetëm ëndërr.
(Kosova Sot Online )