Rashica asiston, kalon në epërsi Bremen
Werder Bremen ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Schalkes, që po zhvillohet për momentin në stadiumin Veltins-Arena dhe që vlen për xhiron e 29-të të Bundesligës.
Në minutën e 32-të të ndeshjes, ylli kosovar Milot Rashica e gjeti bashkëlojtarin e tij, Leonardo Bittencourtin, i cili arriti ta shënojë një gol të bukur nga largësia.
(Kosova Sot Online)