
Mjekët i japin dritën e gjelbër Luis Suarezit
Lëndimi i takon tashmë të kaluarës.
Zyrtarisht, mjekët i kanë dhënë dritën e gjelbër Luis Suarezit për të zbritur në fushë.
Lajmin e ka konfirmuar Barcelona përmes një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.
Barça ka postuar dhe një video të punës së palodhshme të sulmuesit muajve të fundit, vetëm e vetëm që të jetë gati dhe të ndihmojë skuadrën.
(Kosova Sot Online)