Lewandowski i jashtëzakonshëm, shënon golin e 30-të

  • 06 qershor 2020 - 17:03
Lewandowski i jashtëzakonshëm, shënon golin e 30-të

Bayern Munich ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 4:1 në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin BayArena dhe është e vlefshme për xhiron e 30-të të Bundesligës.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, sulmuesi polak Robert Lewandowski e thelloi epërsinë për skuadrën e Hansi Flick, duke e shënuar edhe golin e 30-të të tij për këtë sezon.

(Kosova Sot Online)