Ia sulmojnë faqen FC Ballkanit, ia ndërrojnë edhe emrin!

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 20:22
 Ia sulmojnë faqen FC Ballkanit, ia ndërrojnë edhe emrin!

Pak çaste më parë është sulmuar faqja e klubit të futbollit, FC Ballkani.

Madje, faqes i është ndërruar edhe emri nga hakerat që kanë marrë guximin të bëjnë një vepër kaq të shëmtuar, duke shkruar emrin “FC Ballkani Koqet N’Sulum”.

Klubi ende nuk ka reaguar lidhur me këtë, derisa vazhdon të jetë emri i ndërruar nga hakerat.

(Kosova Sot Online)