Trepça ’89 e Flamurtari ndahen baras
Drita e ka vazhduar formën e lartë dhe udhëheqësinë në krye të Ipko Superligës duke e mundur bindshëm 4:0 Vushtrrinë, ndërkohë që Trepça ’89 dhe Flamurtari janë ndarë baras në një takim të drejtpërdrejt mbijetesë, me Gjilanin që e vazhdoi presionin ndaj Dritës me fitore të lehtë 3:1 kundër Dukagjinit.
Drita vazhdon të mbetet lidere e Superligës me 55 pikë, katër më shumë se Gjilani në vendin e dytë, pesë më shumë se Prishtina që pozicionohet e treta dhe gjashtë më shumë se Ballkani që është i katërti.
Prishtina dhe Ballkani, megjithatë, ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre përkatëse të javës së 26-të.
Flamurtari me këtë pikë ndaj rivalit direkt mbetet në pozitën e tetë, jashtë zonës së rënies nga liga, me pesë pikë më shumë se Trepça ’89, që renditet e nënta.
Vushtrria dhe Dukagjini e vazhduan serinë e humbjeve dhe mbesin në dy pozitat e fundit në renditje dhe tashmë kanë rënë nga liga.
(Kosova Sot Online)