Zidane për ankesat e Jamesit: S’jam i inatosur, ai po e thotë të vërtetën

  • S.A /
  • 02 July 2020 - 09:01
Zidane për ankesat e Jamesit: S’jam i inatosur, ai po e thotë të vërtetën

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se James Rodriguez ka të drejtë të ankohet se nuk po luan sepse, sic thotë, po e bën nga dëshira e madhe për të luajtur dhe se kjo nuk e zemëron atë.

James është ankuar se Zidane nuk po i jep shumë mundësi për të luajtur për Real Madridin këtë sezon.

Zidane nuk shpëtoi pa u pyetur për këtë gjatë një konference për media të mërkurën mbrëma, nëse kritikat e kolumbianit i pengonin.

“Ai po e thotë të vërtetën, sepse ai thjesht dëshiron të luajë dhe kjo është normale”, tha Zidane.

“E kuptoj. Ai është këtu, po stërvit dhe do të vazhdkojmë kështu deri në përfundim të sezonit”, shtoi ai.

(Kosova sot Online )