Finalet e mbetura të Realit dhe Barcelonës

  • S.A /
  • 03 korrik 2020 - 17:20
Finalet e mbetura të Realit dhe Barcelonës

La Ligës po i vjen fundi.

Kanë mbetur edhe pesë takimi për t’i dhënë fund sezonit 2019/20, që do të mbahet mend gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Menjëherë pas rinisjes së sezonit që ishte ndërprerë për shkak të COVID-19, Barcelona ishte liderë, por ka humbur kreun dhe Reali tashmë ka shkuar në 4 pikë diferencë me ekipin e Setien.

Pas fitores së vështirë mbrëmë në Di Stefano kundër Getafes, 1-0, Reali ka shkuar në kuotën e 74 pikëve, katër më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe 5 ‘finale’ deri në fund të sezonit të zgjatur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet e radhës, si Reali ashtu edhe Barça i zhvillojnë të dielën.

Reali luan në udhëtim te Athletic Bilbao, kurse Barcelona viziton Villarrealin.

Pas këtyre ndeshjeve, Barcelona pret në Camp Nou Espanyolin, kurse Reali Alavesin.

Në xhiron e 36 më pas Barca i shkon Valladollidit, kurse Reali Granadës.

Pastaj sërish do të luajnë në shtëpi, Barça kundër Osasunës, kurse Real Madridi kundër Villarrealit.

Ndeshja e fundit e sezonit si për Barcelonën ashtu edhe për Real Madridit do të jetë në udhëtim.

Katalunasit e mbyllin sezonin me përballjen kundër Alaves, derisa Real Madridi kundër Leganes.

(Kosova Sot Online )