“Nëse i bëni bashkë Ronaldon dhe Messin, atëherë do të krijoni një lojtar që të krahasohet me Pelen!”.

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 17:08
“Nëse i bëni bashkë Ronaldon dhe Messin, atëherë do të krijoni një lojtar që të krahasohet me Pelen!”.

Askush nuk mund të krahasohet me Pelen, thotë Tostao.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë as afër nivelit të Peles, sipas legjendës Tostao, i cili thotë se vetëm nëse i bëjmë bashkë karakteristikat e 11 fituesve të Topi të Artë, atëherë mund të krahasohen me legjendarin, Edson Arantes do Nascimento (PELE).

“Unë mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë. Për mua, nuk ka asnjë krahasim. Pele ishte shumë më i plotë. Ai kishte çdo cilësi që një sulmues mund të kishte. Ai nuk kishte asnjë defekt”, u shpreh Tostao, njeriu që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1970 përkrah Peles.

“Messi është spektakolar, por ai nuk e godet topin si Pele, ai nuk gjuan mirë me të dy këmbët, ai nuk bën lëvizjet që bënte Pele”.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai nuk ka aftësinë që kishte Pele dhe ai nuk bën pasimet e jashtëzakonshme që bënte Pele”.

“Nëse i bëni bashkë cilësitë e Cristiano Ronaldos dhe Messit, atëherë do të keni një lojtar që ta krahasoni me Pelen!”.

(Kosova Sot Online )