Një yll tjetër i UFC-së rezulton pozitiv në COVID-19, anulohet meçi mes Pedro Munhoz dhe Frankie Edgar

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 17:10
Një yll tjetër i UFC-së rezulton pozitiv në COVID-19, anulohet meçi mes Pedro Munhoz dhe Frankie Edgar

Luftëtari i UFC-së, Pedro Munhoz, është detyruar të tërhiqet nga meçi kundër Frankie Edgar në Fight Island, pasi ka rezultuar pozitiv në coronavirus.

33-vjeçari duhej të ndeshej më 15 korrik në ‘UFC Fight Night 172’ në Yas Island në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mirëpo, ESPN bën të ditur se braziliani ka dalë pozitiv në testimet për COVID-19 dhe nuk do ta zhvillojë duelin.Rezultatet janë marrë para udhëtimit të dy yjeve të UFC-së nga Las Vegasi drejt Lindjes së Mesme. Diçka e ngjashme i ndodhi edhe Gilbert Burns, i cili u tërhoq nga dueli me kampionin Kamaru Usman dhe pastaj u zëvendësua nga Jorge Masvidal për duelin e të shtunës në kuadër të ‘UFC 251’.

(Kosova Sot Online )