Mbrojtësi i Lazios kafshon kundërshtarin, ndëshkohet me të kuq

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 08:45
Mbrojtësi i Lazios kafshon kundërshtarin, ndëshkohet me të kuq

Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së martës kundër Lecces, pasi e kafshoi rivalin e tij në fushë, Guilo Donati. VAR-i ndërhyri për ta larguar nga ndeshje futbollistin e Lazios.

Incidentet me kafshim kanë ndodhur edhe më parë në futboll, mirëpo këtë herë nuk ishte i përfshirë Luis Suarez. Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq për shkak se e kafshoi lojtarin e Lecces, Guilo Donatin, pas një konfrontimi në fund të ndeshjes. Lazio e humbi ndeshjen me rezultat 2:1, duke e vazhduar kështu ecurinë e dobët pas humbjes kundër Milanit dhe nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’iu afruar Juventusit, që humbi të martën gjithashtu, në luftën për titull.

(Kosova Sot Online )