Varane: “Nuk e kontrollojmë ne VAR-in”

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 10:04
Varane: “Nuk e kontrollojmë ne VAR-in”

Raphael Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Real Madridin pasi gjiganti I La Ligës iu afrua edhe më shumë titullit pas fitores 20 kundër Deportivo Alaves.

Në pothuajse gjitha ndeshjet, dhe shumicën prej tyre, Reali I ka fituar me penallti, dhe natyroisht polemikat nuk ndalen në Spanjë.

Varane, që e ka ndihmuar Madrin që të mbajë portën e paprekur në pesë ndeshje me radhë, u është kundërpërgjigjur atyre që ende e kanë këtë mendim.

“Nuk na bëjnë përshtypje zërat jashtë fushe. Jemi të fokusuar që të fitojmë dhe të japim gjithçka në fushë”, tha Varane për Movistar.

“Ne nuk e kontrollojmë VAR-in, ne kontrollojmë përpjekjen dhe qëndrimin që tregojmë në fushë”.

“Jemi të fokusuar në finalet e mbetura”.

(Kosova Sot Online )