“Man Utd duhet ta transferojë Rashicën

  • A.P /
  • 16 korrik 2020 - 14:36
“Man Utd duhet ta transferojë Rashicën

Portali britanik “unitedinfocus.com” e këshillon gjigantin anglez që ta transferojë këtë verë yllin kosovar, të cilin e duan shumë klube evropiane

Manchester United duhet ta transferojë Milot Rashicën këtë verë.

Kjo është këshilla që ia ka dhënë portali “unitedinfocus.com” gjigantit britanik.

Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni në javët në vazhdim dhe interesimi i klubeve evropiane për të është i madh.

 

Flitet se 24 vjeçari mund të përfundojë në Leizig, por atë e duan edhe dy klubet tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Gjithashtu, për Rashicën interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane, Milan, Napoli e Lazio.

Kurse, në Angli janë përmendur emrat e ekipeve si Liverpool, Aston Villa, Ëest Ham e Wolverhampton.

Por, portali britanik i ka sugjeruar Unitedit që ta transferojë Rashicën pasi këtij ekipi i mungon një lojtar i tipit të tij.

Përfaqësuesi kosovar mund të luajë në disa pozita dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të kishte më shumë alternativa për sezonin e ardhshëm.

Ai mund të luante për mrekulli përkrah Paul Pogbas dhe Bruno Fernandesit në mesfushën e Unitedit.

Werder Bremeni i kërkon 25 milionë euro për Rashicën.

Futbollisti kosovar ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

Vushtrriasi i ka realizuar 11 gola këtë sezon dhe i ka dhuruar 8 asistime.

(Kosova Sot Online)