FFK-ja i dënon Prishtinën, Armend Dallkun dhe Visar Bekajn

  • E.K /
  • 16 korrik 2020 - 16:49
 FFK-ja i dënon Prishtinën, Armend Dallkun dhe Visar Bekajn

Komisioni Disiplinor i garave i ka dënuar dhe gjobitur Prishtinën, trajnerin e saj Armend Dallku dhe portieri e saj Visar Bekaj në lidhje me incidentin në humbjen kundër Gjilanit më 8 korrik në Gjilan.  

Klubi bardhekaltër dhe trajneri Dallku janë ndëshkuar me gjoba, ndërsa portieri Bekaj me dy ndeshje moslojë, njofton FFK-ja.

Bekaj, i cili e ka kryer gjysmën e dënimit pasi nuk është paraqitur në barazimin e Prishtinës kundër Dritës në fundjavë, u dënua më dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq kundër Gjilanit, i cili edhe nxiti incidente pas ndeshjes në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Dallku me stafin e tij u akuzuan për tentim sulm ndaj gjyqtarit të ndeshjes, të cilit i kishin kërkuar llogari në fushë pas përfundimit të ndeshjes duke mos u pajtuar me kartonin e Bekajt, dhe policia ndërhyu duke përdorur përkatës lotsjellës ndaj tyre.

Si pasojë, Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka gjobitur Dallkun me 500 euro për tentim sulm ndaj gjyqtarit dhe sjellje të pahijshme.

Klubi i Prishtinës është gjobitur me 1.500 euro për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes, thotë FFK-ja.

(Kosova Sot Online)