Flamurtari akuzon referët dhe ekipet që lëshuan pikë qëllimisht
Flamurtari u bë skuadra e katër që nuk ia doli të mbijetonte në IPKO Superligë, duke iu bashkuar Dukagjinit, Vushtrrisë dhe Ferizajt në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.
Humbja nga Gjilani në shtëpi me rezultat 0:1 dje ishte fatale për Kuqezinjtë, të cilët me këtë rast nuk ia dolën t’i shpëtonin rënies nga liga.
Kryeqytetasit më pas e kanë bërë një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur mllefin e tyre në referët, të cilët i kanë akuzuar se i kanë dëmtuar në këtë sezon.
Gjithashtu, Flamurtari e ka postuar edhe një video ku shihet një penallti e pa dhënë nga gjyqtari.
(Kosova Sot Online )