Motrat Hajdari vazhdojnë kontratat me klubin danez
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari do të vazhdojnë të luajnë në një skuadër.
Skuadra daneze Ringkobing të premten njoftoi se Arlinda Hajdari ka vazhduar kontratën edhe për një vit. Këtë të enjten e kishte bërë edhe Marigona.
Motrat Hajdari janë paraqitur me shumë sukses te skuadra daneze në edicionin e fundit. Hapa tjerë para në karrierë pritet të bëjnë në kampionatin e ri.
Federata e Hendbollit e Kosovës u ka uruar suksese të mëtejshme atyre dyjave, ndërsa ka shkruar se pret nga to kontribut të madh edhe te Kombëtarja e Kosovës.
(Kosova Sot Online)