“I padisiplinuar” – Bartomeu e kritikon ashpër mesfushorin e Barcelonës

  • A.P /
  • 02 August 2020 - 09:32
“I padisiplinuar” – Bartomeu e kritikon ashpër mesfushorin e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar ashpër mesfushorin brazilian Arthur Melo, duke e quajtur atë të padisiplinuar për shkak se refuzoi të kthehej nga Brazili për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në përgatitjet e tyre për Ligën e Kampionëve.

Arthur – i cili është shitur në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanicin që do të vijë në drejtimin e kundërt – e njoftoi Barçën se nuk do të kthehet nga Brazili për t’i ndihmuar në Ligën e Kampionëve që rinis këtë muaj, pavarësisht se detyrohet me kontratë.

Barcelona pritet ta gjobisë atë ashpër dhe presidenti i klubit thotë se vendimi i brazilianit është i papranueshëm dhe akti jodisiplinor.

(Kosova Sot Online)