Llapi e transferon mesfushorin e Ferizajt

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 19:05
Llapi e transferon mesfushorin e Ferizajt

Edon Sadriu i është bashkuar Llapit nga skuadra e Ferizajt, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.  

Pak orë pasi ia vazhdoi kontratën mbrojtësit Benjamin Eminit, Llapi i ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Ferizajt, Sadriut.

“Mesfushori i majtë bëhet pjesë e klubit duke nënshkruar kontratë (1+1). KF Llapi ka vazhduar me përforcime në repartet të cilat ka pasur nevojë për tu përforcuar, andaj nga sot Edon Sadriu është pjesë e klubit”, ka shkruar klubi nga Podujeva në Facebook.

23-vjeçari i regjistroi 16 paraqitje për Ferizajn në Ipko Superligë sezonin e kaluar, duke e realizuar katër gola.

Në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit.


(Kosova Sot Online)