Ish-drejtori i Barcelonës thotë se Messi mund t’i bashkohet Interit

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 18:39
Ish-drejtori i Barcelonës thotë se Messi mund t’i bashkohet Interit

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Lionel Messi mund t’i bashkohet Interit, edhe pse nuk beson se argjentinasi do ta braktisë Barçën, një klub, siç thotë, ai ku ai është vetë mbreti.

Bradida i kaloi disa dekada në San Siro si drejtor i Milanit, para se të emërohej drejtor sportiv dhe pastaj shef i skautëve në Barcelonë nga viti 2015 deri më 2019.

Duke e ditur rolin që e ka luajtur në Camp Nou, Braida u pyet rreth thashethemeve të vazhdueshme se Interi po përpiqet ta sjellë Messin në Serie A.

“Duke e marrë parasysh sesi e njoh unë Messin, ka shumë pak gjasa që ai të largohet nga Barcelona, sepse atje është vetë mbreti dhe i tërë qyteti e dashuron”, tha Braida për Radio Kiss Kiss.

“Por nuk do ta hidhja poshtë plote4sisht, sepse në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ai është lojtar i magjishëm, sepse është në gjendje të shpikë diçka nga asgjë në çdo çast. Një si ai lindet vetëm një herë në 30 vjet”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)