Albin Prapashtica nënshkruan me Prishtinën

  • S.A /
  • 11 gusht 2020 - 15:14
Albin Prapashtica nënshkruan me Prishtinën

alenti 18-vjeçar i 2 Korrikut ka nënshkruat për tri vjet me klubin më të madh kosovar të futbollit

FC Prishtina e ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ardhshëm.

Klubi më i madh kosovar i ka siguruar shërbimet e talentit Albin Prapashtica (08.09.2001), futbollist nga akademia e 2 Korrikut.

Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U-17 kishte shënuar gol kundër Holandës në kualifikime, si dhe ndaj Përfaqësueses të Irlandës U-17.

Ndërsa, me Përfaqësuesen e Kosovës U-19 ka shënuar edhe ndaj Anglisë në turne në Itali, si dhe dygolësh kundër Maltës.

Prapashtica ka luajtur edhe në kualifikimet e U-19 me Kosovën.

Së fundi ishte në prova edhe tek skuadra e madhe kroate, Dinamo Zgareb.

“Kënaqësi, privilegj dhe nder të mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jep pjesë e projektit të klubit. Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti. Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti “Plisave”, ka thënë Prapashtica.

FC Prishtina i siguron kështu shërbimet e një sulmuesi me të ardhme të ndritshme.

(Kosova Sot Online )