Ylli i Atalantas s’heq dorë: Ja çfarë do të bëj nëse e fitojmë Championsin

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 08:49
Ylli i Atalantas s’heq dorë: Ja çfarë do të bëj nëse e fitojmë Championsin

Mesfushori i Atalantas, Marten de Room, ka premtuar se do të bëjë pica dhe do t’ua dërgojë ato më shumë se një mijë njerëzve në Bergamo, nëse skuadra e tij vazhdon rrugëtimin përrallor dhe arrin ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Atalanta do të përballet me Paris-Saint Germainin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën në Lisbonë, me synimin për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse në garës më prestigjioze të Evropës.

Marten de Roon kishte thënë më herët këtë vit se ai do të gatuante pica për tifozët në Bergamo nëse klubi i Serisë A do të shkonte aq larg sa ta fitonte trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Duke folur për media para përballjes çerekfinale kundër Paris Saint-Germainit, mesfushori 29-vjeçar i qëndroi prapa premtimit të tij edhe më tutje.

“Siç kam thënë, nëse ne e fitojmë Ligën e Kampionëve, do të ketë pica për më shumë se një mijë njerëz”, ka thënë De Roon.

“Megjithatë, nëse ne humbasim, do të tentojmë ta arrijmë këtë sezon sërish sezonin e ardhshëm”.

“Unë s’i duroj dot humbjet. Do të tentojmë sërish vitin e ardhshëm dhe do ta shohim se si do të ecë gjithçka”.

(Kosova Sot Online )