UEFA konfirmon datat e ndeshjeve të Prishtinës dhe Gjilanit për Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 12 gusht 2020 - 10:49
UEFA konfirmon datat e ndeshjeve të Prishtinës dhe Gjilanit për Ligën e Evropës

Pas shortit të hedhur të hënën lidhur me çiftet në rundin preliminar të Ligës së Evropës, UEFA tashmë i ka konfirmuar edhe datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e Prishtinës dhe Gjilanit.

Pjesëmarrja e klubeve të Kosovës në kualifikimet për garat evropiane është komplikuar gjatë ditëve të fundit shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, si në rastin e Dritës që iu anulua ndeshja kundër Linfield në finale të rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Të njëjtin fat do të shpresojnë të mos e kenë edhe Prishtina dhe Gjilani, përkundër që këtyre të fundit u dolën pesë futbollistë të infektuar me Covid-19 të martën.

Gjilani do të shpresojë që të gjendet një zgjidhej për të gjithë këtë situatë para 20 gushtit, kur në orën 21:00 do të përballet me klubin SP Tre Penne në San Marino.

(Kosova Sot Online )