“Interi i ka të gjitha për ta transferuar Messin”

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 17:24
“Interi i ka të gjitha për ta transferuar Messin”

Massimo Moratti beson se Interi mund të përballojë blerjen historike të Lionel Messit.

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ‘Suning Holdings Group’ ka gjithçka që i duhet për ta blerë Lionel Messin nga Barcelona në të ardhmen.

“Tani jam vetëm një tifoz i thjeshtë i Interit, kështu që nuk kam asnjë informacion të brendshëm”, i tha Moratti Quotidiano Sportivo. “Duke thënë këtë, unë e di këtë: Suning ka gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin financiar ashtu edhe atë të kompetencave”. 

(Kosova Sot Online)