Përplaset Fernando Alonso

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 18:45
Përplaset Fernando Alonso

Momente frike për Fernando Alonson në ditën e dytë të provave të lira në pistën e Indianapolis në pritje të garës që do të zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm.

Piloti spanjoll, i cili po përgatitet për t’u kthyer në Formula 1 në timonin e Renault, është përplasur me murin e kthesës 4 me rrotën e përparme të djathtë të makinës së tij Arrow McLaren, që ecte me 361 kilometra në orë, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim zik.

“Në këtë pistë muret janë shumë afër”, ka thënë Alonso. “Fatkeqësisht, sot ka ndodhur përsëri. Shpresojmë që të mos ndodhë më 23 gusht. Mësohen gjëra të reja pas çdo xhiroje që bën këtu”.

Kjo do të jetë tentativa e tretë e Alonso-s për të tuar Indy 500 dhe të kompletojë Triple Crownin.

(Kosova Sot Online)