Setien flet pas humbjes së thellë 8:2 nga Bayerni
Pavarësisht humbjes së thellë nga Bayern Munich, Quique Setién nuk do të japë dorëheqje.
Ai ka thënë se e ardhmja e tij do të varet nga klubi.
“e ARDHMJA? Nuk varet nga unë”.
Ai përsëri u pyet për të ardhmen dhe u përgjigj: “Jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë një humbje e tillë”.
Kurse sa i përket deklaratës së Gerard Pique, Stetin pak a shumë pajtohet me mbrojtësin spanjoll.
Piqe ishte më i ashpëri pas ndeshjes, duke thënë se Barcelona e ka prekur fundin dhe ka nevojë për shumë ndryshime për t’u rikthyer aty ku ishte vite më parë.
(Kosova Sot Online)