Bartomeu: Messi do ta përfundojë karrierën në Barçë

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 22:48
Bartomeu: Messi do ta përfundojë karrierën në Barçë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se ylli i tyre Lionel Messi “dëshiron ta përfundojë karrierën e tij” në Camp Nou

Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në Kataloni pas këtij sezoni, përfshirë trajnerin e ri Ronald Koeman që pritet të vijë dhe një drejtor i ri sportiv pas largimit të Eric Abidal.

Interi është vënë në alarm nga raportet që thonë se Messi e ka informuar Barcelonën se ai dëshiron që të largohet këtë verë, por presidenti tha se argjentinasi do të qëndrojë në skuadër.

“Messi dëshiron ta përfundojë karrierën në Barcelonë”, ka thënë Bartomeu për Barca Tv. “Ai e ka thënë këtë kaq shumë herë”.

“Po ashtu kemi folur me Koeman dhe ai me ka thënë se Messi do të jetë shtylla e projektit të tij”. 

(Kosova Sot Online)