Tirana nuk ka probleme me COVID-19, gjithçka gati për ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 17:55
Tirana nuk ka probleme me COVID-19, gjithçka gati për ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit

Kampioni i Shqipërisë, Tirana e nis sonte aventurën në Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Gjeorgjisë Dinamo Tbilisi

Për dallim nga FC Drita dhe FC Prishtina, të cilët patën një përvojë të keqe në garat europiane për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndeshja pritet që të zhvillohet në Gjeorgji dhe Tirana dëshiron që të t’i befasojë kampionët e Gjeorgjisë ashtu sikurse kishte bërë disa vite më parë.

Trajneri i Tiranës, Egbo ka startuar me formacionin 4-2-3-1, ku sulmit tiranas i prin Muçi, i cili do të ndihmohet nga treshja Cobbina, Torassa dhe Pereira Gomes.

Edhe kundërshtarët e Tiranës kanë formacione të njëjtë 4-2-3-1 me Kapandze në sulm.

(Kosova Sot Online)